Përpara sfidës me Tottenham, trajneri Sarri ka dalë në një deklaratë për mediat. Tekniku italian filloi diku shpjeguar situatën me portierin Kepa. Sipas tij, do ta vendosë klubi nëse ai do të luajë, në ndeshjen e radhës.
I pyetur pse kërkonte ta zëvendësonte, Sarri u përgjigj se sipas tij ishte një ide e mirë të kishte një portier në kushte fizike të shkëlqyera për penalltitë.
Pyetjes nëse ka ndikuar te fryma e grupit ai veprim, tekniku u përgjigj i prerë se kush e pa ndeshjen e plotë e di përgjigjen. Ai gjithashtu shpjegoi se nuk ndjen asnjë presion në rast humbje me “Gjelat” e Spurs.