Besnik Hasi, ish-futbollisti i kombëtares, është shumë pranë firmës me Olimpiakosin, për t’u bërë trajner i bardhekuqëve që u shpallën edhe këtë vit kampionët e Greqisë.
Përvojat e fundit të Hasit kanë qenë te Anderlehti në Belgjikë, ku u shpall kampion, por zhgënjeu tërësisht në Poloni, te Legia e Varshavës. Hasi u përfol edhe në stolin e Shqipërisë, por me këtë lëvizje, e cila pritet të bëhet zyrtare ditën e nesërme, tashmë duket larg të jetë “timonier” i kuqezinjve.