Harry Kane do të jetë kapiten i Anglisë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” 2018.
Trajneri Gareth Southgate ka vendosur që sulmuesi i Tottenhamit të mbajë shiritin e kapitenit të “Tre Luanëve” në garën e madhe në Rusi.
Kane ka kaluar një sezon me formë të shkëlqyer te skuadra e Tottenhamit, teksa do të ketë përgjegjësi të reja me Anglinë në “Botërorin 2018”.