INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tite emëron kapitenin e ri të përhershëm të skuadrës! Jua merr mendja për kë bëhet fjalë ?

Tite emëron kapitenin e ri të përhershëm të skuadrës! Jua merr mendja për kë bëhet fjalë ?

Publikuar më: 16:53 07-09-2018

Neymar është emëruar nga trajneri i Brazilit, Tite, si kapiteni i ri i përhershëm, duke i dhënë fund periudhës dyvjeçare të politikës së rotacionit të vendosur prej tij.

Trajneri i Seleçaos është i bindur që sulmuesi i Paris SG mund të udhëheqë skuadrën me shembullin që jep në fushë. Ishte vetë Neymar që hoqi dorë nga shiriti i kapitenit pas Lojërave Olimpike të vitit 2016 dhe Tite vendosi që të mos emëronte njeri tjetër në vend të tij por të ndryshonte kapiten për çdo ndeshje.

nejmar.jpg

 

Por tani gjërat kanë ndryshuar. “Koha kalon dhe njerëzit bëhen më të pjekur”, tha Tite. “Të gjithë jemi njerëz që ndryshojmë. Unë bëj gabim dhe do të vazhdoj t’i bëj. Kur ai u ankua në ndeshjen kundër Kosta Rikës në Botëror, u ndëshkua me karton të verdhë. i thashë që kjo është diçka që i bën dëm skuadrës dhe nuk e bëri më. Ai ka besim tim, është ndër tre lojtarët më të mirë në botë për mua. Nuk mund ta fshijmë të kaluarën, por jemi duke ndërtuar të ardhmen këtu”.

Ndeshja e parë e Neymar si kapiten do të jetë kundër Shteteve të Bashkuara, në stadiumin “Metlife” në Nju Xhersi këtë të premte. Vetë sulmuesi u zotua që do të jetë shembullor në këtë rol të ri. “E pranova detyrën që më caktoi trajneri sepse kam mësuar shumë dhe do të mësoj shumë më tepër”, tha 26-vjeçari për gazetarët. “Kjo përgjegjësi do të më bëj mirë”.
Në lidhje me kritikat e shumta të marra gjatë Botërorit, Neymar shtoi: “Isha vazhdimisht nën shënjestër dhe nuk doja të flisja në ato çaste. Kur nuk ndihem mirë preferoj që të mos flas më mirë. Unë jam i shpejtë dhe i lehtë dhe ndonjëherë më ndërhyjnë në mënyrë të gabuar. Kundërshtarët nuk më lënë të kaloj pa provuar të më rrëzojnë”.

Article Logic
Execution time: 0.0052919387817383