Tranjeri i Kombëtares Italiane Gian Piero Ventura në konferencën për shtyp ka paralajmëruar këdo se axurrët do të zbresin në fushë për të fituar, që të sigurojnë kreun e skuadrave të playoff-it.
“Është hera e parë që Italia vjen në Shqipëri dhe më pëlqen që jam pjesë e këtij momenti historik. Ne kemi ende objektiva dhe duhet të mbetemi kokë grupi në play-offin e ardhshëm. Për sa i përket Cristian Panuccit, mund të them që kjo nuk dot ë jetë një përballje mes tij dhe Venturës, por një përballje mes Italisë dhe Shqipërisë. Pres një hap përpara, në krahasim me pjesën e dytë ndaj Maqedonisë. Duhet të shkojmë dhe të kalojmë fazën e Play Off”, u shpreh Ventura.