INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transeksuali shqiptar humb gjyqin me boksierin për përdhunim, ja shifra e dëmshpërblimit

Transeksuali shqiptar humb gjyqin me boksierin për përdhunim, ja shifra e dëmshpërblimit

Publikuar më: 15:23 07-02-2017

Transeksuali shqiptar Edona James,  i cili jeton në Gjermani, është mjaft i njohur në botën e showbiz-it atje . Ai së fundmi është paraqitur në organet gjyqësore për të ngritur akuzën për përdhunim. James ka  akuzuar boksierin se e ka përdhunuar, por që asgjë nuk doli ashtu siç e kishte parashikuar. Ata ishin njohur gjatë periudhës kur ajo punonte në një shtëpi publike në Munich.

Gjatë seancës, ajo që u arrestua ishte vetë Edona sepse mendohet se ka manipuluar autoritetet me dëshminë e dhënë duke kontaktuar paraprakisht me njërin nga dëshmitarët e saj.

Pas kësaj, shqiptarja është burgosur me akuzën e prostitucionit, dëmtimeve trupore dhe përpjekjes për ndikim tek dëshmitarët.

Sipas gazetës gjermane “The Bild”, transeksualja ka pranuar përmes lotëve se kishte gënjyer dhe është detyruar t’i paguajë 8 mijë euro boksierit Michael P.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031681060791016