INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transferimet mbyllen në Europë por jo në Shqipëri, merkatoja shtyhet deri më...

Transferimet mbyllen në Europë por jo në Shqipëri, merkatoja shtyhet deri më...

Publikuar më: 10:55 01-09-2017

Zyrtarisht, merkato u mbyll dje në orën 00:00 në të gjithë Europën. Në këtë mënyrë, nuk mund të bëhen më transferime lojtarësh. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri ku klubet bënë dje lëvizjet e fundit, pasi në mbrëmje u mbyll gjithçka. Por, në Shqipëri shpikjet në raste të tilla nuk kanë fund.

Ashtu siç ndodhi një vit më parë, FSHF ka vendosur që të lejojë transferimin e futbollistëve brenda Shqipërisë deri më 6 shtator. Burime të gazetës 'Panorama Sport' kanë bërë të ditur se një vendim i tillë është marrë për t’u ardhur në ndihmë klubeve për të bërë transferimet e fundit.

Edhe një vit më parë ndodhi e njëjta gjë ku ekipet shqiptare u lejuan të bënin regjistrimin e lojtarëve edhe jashtë afateve. Gjatë viteve të fundit, ka ndodhur në shumë raste që Federata shpik rregullore të vetat duke shmangur të respektojë rregullat ndërkombëtare.

Mësohet se disa prej klubeve shqiptare do të bëjnë të tjera transferime në këto ditë që kanë mbetur, pavarësisht se zyrtarisht merkato është mbyllur dje në mesnatë.

Article Logic
Execution time: 0.0043292045593262