INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transformo trupin për vetëm 4 minuta ushtrime në ditë [FOTO]

Transformo trupin për vetëm 4 minuta ushtrime në ditë [FOTO]

Publikuar më: 12:02 31-03-2017

Për një trup të tonifikuar dhe në formë.

Ushtrimet me intensitet të lartë nuk janë për të gjithë njerëzit. Gjithashtu jo të gjithë kanë mundësi dhe kohë të kalojnë orë të tëra në palestër. Prandaj ja 4 minuta ushtrime në ditë, që mund ti bëni lehtësisht në shtëpi dhe në të njëjtën kohë do të stërvitni të gjithë pjesët e trupi. Shumë shpejt trupi do të jetë më i hollë dhe më i tonifikuar.

1-Squats - 60 sekonda

c472e3d3-e894-46e7-8aa7-1a0211f31c21---0.jpg
Hapini këmbët sa gjerësia e shpatullave dhe duart vendosini pas kokës. Filloni uluni deri sa gjunjët të shënojnë 90 gradë me tokën dhe më pas çohuni sërish. Ky ushtrim është shumë i mirë për vithet dhe këmbët.


2-Push ups - 30 sekonda

7556e42e-8da9-4052-af9c-e31f77c8728b---0.jpg
Bëni pompa ku duart duhen hapur sa gjerësia e shpatullave, ndërsa këmbët pak të hapura. Filloni të bëni ulje ngritje për 30 sekonda. Pesha e trupit duhet mbajtur tek duart.


3-Mountain Climbers - 30 sekonda

5d4bd745-0c82-40af-a930-c9b102cbe86c---0.jpg
Qëndroni përmbysur me duar të shtrira për të mbajtur peshën e trupit dhe filloni mblidhni këmbët një nga një përpara deri sa gjuri të arrij tek gjoksi. Më pas çojeni sërish në vend.


4- Lunges - 60 sekonda

91034abf-19d8-44a8-984c-3a3b3db596e2---0.jpg
Qëndroni drejt me këmbët pak të hapura dhe më pas përthyeni njërën këmbë përpara dhe shkoni sërish në vend drejtë. Këtë gjë përsëriteni edhe me këmbën tjetër. Ky është një ushtrim shumë i mirë për hollimin dhe tonifikimin e këmbëve.


5-Jumping Jacks - 45 sekonda

8529ded0-1da2-4690-a587-251c790db7de---0.jpg
Ky ushtrim ka të bëjë më hedhjen. Hidhuni dhe hapni dhe këmbët dhe duart njëkohësisht. Më pas hidhuni sërish për të shkuar në pozicionin fillestar. Kjo do të djegë të gjitha kaloritë e trupit duke vënë në lëvizje shumë muskujt të ndryshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026860237121582