Këngëtari simpatik Butrint Imeri ka arritur që në shumë pak kohë të ketë një numër të madh fansash edhe këtu në Shqipëri.
Realizimi i disa këngëve, të suksesshme e ka kthyer në njërin prej këngëtarëve më të pëlqyer. Përveç zërit të ëmbël, ai ruan edhe atë pamjen e djalit joshës, aq sa shumë e kanë krahasuar edhe me ish pjesëtarin e grupit "One Direction", Zayn Malik.
Por duket se Butrintit nuk i pëlqen të qëndrojë në kornizat e këtij përcaktimi dhe ka vendosur që tani e tutje të ketë pamjen e djalit sexy. Për këtë, i është përkushtuar palestrës ku duket se format e tij trupore kanë pësuar ndryshim të dukshëm. Tashmë temat e tij të bisedave me miqtë nuk do jenë vetëm këngët dhe muzika, por edhe bicepshi dhe tricepshi, të shprehura këto në "gjuhën e palestrës".