INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transmetimet analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë do vijojnë edhe një muaj

Transmetimet analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë do vijojnë edhe një muaj

Publikuar më: 13:12 29-08-2019

Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur të shtyjë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj. Vendimi është pas një sondazhi të realizuar nga i cili ka rezultuar se qytetarët vijojnë të shohin transmetimet analoge. Kjo u bë e ditur nga kreu i AMA-s, Gentian Sula përmes një deklarate për mediat.  “Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë. Në unanimitet AMA ka vendosur që të shtyjë afatin për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën për mbylljen e analogut për 30 ditë. Operatorët të japin informacion për dekoderat. Operatorët kombëtarë qe ende nuk mbulojnë me sinjal të marrin masa për infrastrukturën digjitale”, tha ai.

Kjo kohë duhet të shfrytëzohet nga TV-të për ofrimin e shërbimit me cilësinë më të mirë dhe qytetarët të marrin dekoderin që është i domosdoshëm.
“Shtyrja me katër javë do u krijojë mundësi qytetarëve që të përfitojnë dhe operatorët të realizojnë në mënyrë profesionale shërbimin. Shtyrjet krijojnë konfuzion por është rëndësia e madhe që ka ky proces dhe shtresa e qytetarëve në mënyrë analoge presupozohet se janë më të pamundurit”, deklaroi Sala.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764