INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transpalanti i parë i penisit.....dhe një histori e dhimbshme njerëzore [FOTO]

Transpalanti i parë i penisit.....dhe një histori e dhimbshme njerëzore [FOTO]

Publikuar më: 13:50 16-05-2016

Një pacient me kancer ka kryer transplantin e parë të penisit në SHBA, në një spital të Bostonit.

Thomas Manning nga Massachusetts i është nënshtruar një procedure prej 15 orësh javën e kaluar. Organi është marrë nga një dhurues i vdekur.

Doktor Curtis Cetrulo, që ndihmoi gjatë operacionit tregoi se urinimi do të ishte i mundshëm brenda pak javëve për 64 vjecarin, kurse aktiviteti seksual brenda disa muajsh.

The Times raporton se penisi i Manning ishte hequr gjatë betejës së tij me kancerin.

Transplanti i parë i penisit në botë, u krye në Universitetin e Stellenbosch në Afrikën e Jugut, në dhjetor 2014. Pacientit i ishte hequr penisi përpara 3 vjetësh pas komplikimeve me rrethprerjen në vitet e hershme të adoleshencës.

Universiteti pranë Cape Town tha se pacienti e mori veten menjëherë pas një operacioni që zgjati 9 orë dhe rifitoi të gjitha funskionet e nevojshme me transplantin e organit.

Një mashkull në Kinë kreu gjithashtu një transplant penisi në 2005. Ky operacion po ashtu rezultoi i suksesshëm por mjekët thanë se burri u kërkoi që t’ia hiqnin penisin e ri dy javë më vonë për shkak të problemeve psikologjike që po përjetonin ai dhe e shoqja.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494