INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Transparencë më qytetarët! Bashkia e Tiranës e mundëson përmes portalit të ri [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 10:20 19-04-2017

Për të gjithë ata qytetarë që duan të marrin informcion në lidhje me punët që bën Bashkia e Tiranës qoftë duke përdorur dhe taksat e tyre tani do të kenë akses për të marrë informacion të saktë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar sot portalin informativ “Open Data”.
Sipas tij ky portal do të shërbejë për transparencën e projekteve të bashkisë duke lehtësuar komunikimin mes këtij institucioni dhe qytetarëve.
Tirana bëhet qyteti i parë në Shqipëri që ofron një portal për transparencën, ndërsa kryebashkiaku shprehet se dëshiron që kryeqyteti të jetë model për pasqyrimin e informacionit.
“Vetëm njerëzit kur kanë informacion të bollshëm mund të marrin vendime si për qytetin ashtu edhe për familjen, unë jam njëri me ambicie ndaj e dua Tiranën të parën për transparencën,” tha Veliaj.

Të dhënat mund t'i gjeni në opendata.tirana.al
Pra portali i të dhënave të hapura do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë nëpërmjet një klikimi në opendata.tirana.al.

veliaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533