INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transplant me organet e dhuruara, katër pacientë marrin sëmundjen e kancerit

Transplant me organet e dhuruara, katër pacientë marrin sëmundjen e kancerit

Publikuar më: 10:44 19-09-2018

Katër pacientë europianë janë diagnostikuar me kancer gjiri pas marrjes së organve nga i njëjti donator. Pacientët zbuluan kancerin e gjirit disa vite pas transplantit të tyre, ku madje tre prej tyre vdiqën nga sëmundja.
Frederike Bemelman, profesoreshë e nefrologjisë në Universitetin e Amsterdamit dhe autore e raportit, theksoi se ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë dhe i pari që ka hasur në 20 vite në fushën e imunologjisë së transplantimit.
"Është gjithmonë një rrezik i vogël që diçka të shkojë keq gjatë një procedure transplanti,"-tha ajo. "Edhe nëse i nënshtroheni një procedure të thjeshtë të fshikëzës së tëmthit, gjithashtu ka një shans të vogël që që t'ju ndodhë diçka gjatë procedurës."
Dhuruesi 53-vjeçar i organeve nuk kishte pasur sëmundje dhe kanceri nuk ishte zbuluar kur iu morën veshkat, mushkëritë, mëlçia dhe zemra.
Tre prej marrësve të organeve vdiqën pasi kanceri u përhap nga vendi i tyre i origjinës në zona të reja në trup. Ndërkohë pacienti i katërt mbijetoi pas një sërë trajtimesh. Bemelman theksoi se kur ndodh që kanceri vjen nga donatori, është jashtëzakonisht e dobishme të hiqet organi i dhuruar.
"Kjo i lejon pacientit të ndalojë marrjen e ilaçeve imunosupresuese dhe sistemi imunitar mund të rikthehet dhe të luftojë kundër qelizave tumorale" tha Bemelman.

Article Logic
Execution time: 0.0021750926971436