INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Transporti i së ardhmes, makina që drejtohet nga një mouse [VIDEO]

Publikuar më: 14:52 05-06-2018

Evoluimi i teknologjisë së automobilave nuk njeh kufij dhe po ndryshon jetën tonë. Gjithnjë e më shumë po mendohet për makina sa më të vogla të cilat dëmtojnë edhe më pak mjedisin si dhe janë zgjidhje për të shmangur trafikun në zonat metropolitane.

Dhe risia e radhës vjen nga një inxhinier kinez i cili ka dizejnuar një makinë me dy rrota, bazuar në modelin Ford të 1961 por që do të jetë automjeti i së ardhmes.

Një model i tillë në dizejnimin e parë ishte për dy persona, ndërsa automjeti i sotëm ka vetëm një vend dhe arrin shpejtësinë 100 km në orë.

Makina me dy rrota nuk ka një timon por në vend të tij ka një mouse kompjuteri dhe një ekran 24 inç.

Me një drejtim automatik automjeti mund të vihet në shërbim duke nisur nga viti 2020.

Kompania teknologjike në Pekin synon që makina se së ardhmes të përdoret edhe për shërbim publik dhe tashmë po testohet në Kinë.

‘Besoj se kjo do të jetë e ardhmja e transportit publik sepse është e vogël, kursen energji dhe menaxhohet lehtësisht’ u shpreh krijuesi i saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277