Një sasi prej 32 kg kanabis është sekuestruar në Sarandë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit.
“Pas kontrolleve të befasishme në lagjen Nr.4 Sarandë, u konstatua se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis me peshë totale prej 32 kilogramë”, njofton policia.
Ndërkohë, policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona, të cilët dyshohen se janë të implikuar dhe autorë në trafikun e lëndëve narkotike.
Ata janë:
-Suel Çapuni., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.
-Aldo Pata, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).
-Ergis Kalemi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).
Ndërkohë janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, automjeti tip “BMË”, një automjet tip “Mercedes Benz” dhe 5 celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.