INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transportonin libra në gjuhën shqipe, gjykata greke dënon me burg 2 shoferët e Ministrisë së Jashtme shqiptare

Transportonin libra në gjuhën shqipe, gjykata greke dënon me burg 2 shoferët e Ministrisë së Jashtme shqiptare

Publikuar më: 18:27 18-11-2016

Gjykata greke ka dhënë verdiktin e saj për dy shoferët e Ministrisë së Jashtme shqiptare, të cilët u arrestuan duke transportuar libra në gjuhën shqipe. Gjykata e Janinës i ka dënuar me 30 muaj burg shtetasit shqiptar, Altin Tafa dhe Agim Asllani, por ata janë lënë të lirë me kusht, kusht i cili zhbëhet pas 3 vjetësh. Dy shoferët e MPJ-së, u mbrojtën sot në gjyq nga një avokat shqiptar dhe nga konsulli i Shqipërisë në Janinë. Në gjykatë pati debate të forta, teksa u hodhën akuza se porositësi i librave me “Shqipërinë e Madhe” ishte ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.

Article Logic
Execution time: 0.0030491352081299