INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transportonte cannabis sattiva, punonjësi i burgut përfundon në pranga

Transportonte cannabis sattiva, punonjësi i burgut përfundon në pranga

Publikuar më: 10:12 17-08-2016

Cannabis sattiva në të gjithë territorin e vendit. E kjo ka sjell dhe përfshirjen e shumë individëve, ku nuk kanë mbetur jashtë as punonjës të shtetit. Aksioni i policisë është shtrirë në mbarë vendin, ku kanë përfunduar në pranga disa individë. Një punonjës i burgut të Tepelenës ka përfunduar në pranga bashkë me të birin, pasi u kapën duke transportuar me makinë 40 kubikë me kanabis të kultivuar.
Në pranga përfunduan Gjolek Harizi, 44 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj (Punonjës i IEVP Tepelenë), si dhe i biri Irdi Harizi, 22 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz”,  me targa AA 724 KM, që drejtohej nga shtetasi Gjolek Harizi, u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva”.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375