INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trazira në Korsika. Motivi: një kostum banjoje [FOTO VIDEO]

Trazira në Korsika. Motivi: një kostum banjoje [FOTO VIDEO]

Publikuar më: 12:36 15-08-2016

Rrahje në Korsikë mes grave të veshura me rroba të  plota banjoje  një ditë pasi gjykata franceze mbështeti ndalimin e këtyre rrobave të banjos.

 Kostumet e plota të trupit - projektuar fillimisht për gratë muslimane të  cilat i veshin në plazh duke u mbuluar nga  koka deri te këmbët - u ndaluan nga plazhet me pretendimin e frikës së  "prishjes së rendit publik", sipas kryebashkiakut David Lisnard.

Çdo person që hyn plazhet e  Kanës dhe është  veshur me këtë veshje,  mund të gjobitet për £ 33 (ose $ 43), sipas BBC. Rregulli i ri hyri në fuqi këtë muaj.

BBC raportoi se kryetari Lisnard lëshoi një deklaratë që përshkruan se rrobat e plota të banjos  ishin "të pahijshme" dhe favorizonin ambient  të përshtatshëm për sulmet terroriste  në dritën e sulmeve të fundit terroriste në Francë kryer nga ekstremistët islamikë. . Tensioni mes komuniteteve lokale në Francë dhe muslimanëve me origjinë nga Afrika e Veriut është rritur pasi 85 njerëz u masakruan nga një shofer kamioni në një sulm terrorist xhihadist, lidhur me ngjarjen në Nisë me 14 korrik.

"Qasja në plazhe dhe për not është e ndaluar për çdo person i veshur me rroba të pahijshme që nuk respektojnë moralin e mirë dhe sekularizmin", deklaroi Lisnard.

"Rrobë plazhi e cila gjoja tregon përkatësinë fetare, kur Franca dhe vendet e adhurimit aktualisht janë cak i sulmeve terroriste, është i detyruar për të krijuar rrezikun e prishjes së rendit publik", shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332