INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Trazirat dhe përplasjet politike po ngadalësojnë reformat”

“Trazirat dhe përplasjet politike po ngadalësojnë reformat”

Publikuar më: 14:43 03-08-2019

“Standard and Poor`s” ka vendosur të mbajë të pandryshuar notën e borxhit sovran të vendit tonë, në B+ me perspektivë të qëndrueshme. Në publikimin më të fundit për vendin tonë, gjiganti i vlerësimeve thotë se një përmirësim i notës mund të vijë gjatë dy viteve të ardhshme në rast se do të kemi një periudhë rritje të qëndrueshme, të përmirësohet klima e biznesit si dhe të tkurret ekonomia informale.
Nga ana tjetër, faktorë të uljes së notës së borxhit sovran do të ishin edhe skemat e partneritetit publik privat, për shkak të detyrimeve të prapambetura që krijojnë duke kërcënuar buxhetin dhe financat publike.
Sa i përket gjetjeve kryesore nga performanca e ekonomisë shqiptare, Standard and Poor`s vë theksin edhe te fakti se, pavarësisht trazirave politike të kohëve të fundit, pret që hapi i reformave të vazhdojë, duke marrë shtysë nga aspirata për integrimin europian, paçka se me një hap më të vogël se më parë.

Këtë gjë, institucioni e sqaron edhe më tej mes rreshtave duke thënë se, trazirat politike mund të ngadalësojnë axhendën e reformave. Përveç përplasjeve mes pozitës dhe opozitës si dhe daljes së kësaj të fundit nga Parlamenti, S&P flet edhe për përlpasjen mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje, agjencia thotë se, shtyrja e negociatave nga BE mund të ketë ardhur edhe si rrjedhojë e këtyre përplasjeve, paçka se, jo domosdoshmërish.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943