INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trazirat 'mbërthejnë' Francën. Kryeministri bën thirrje për unitet kombëtar

Trazirat 'mbërthejnë' Francën. Kryeministri bën thirrje për unitet kombëtar

Publikuar më: 09:14 09-12-2018

Kryeministri i Francës Edouard Philipe u zotua të rivendosë unitetin kombëtar pas shpërthimit të dhunës për të katërt fundjavë radhazi në protesta.Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome të shtunën, ditën e fundit të demostrimit të “jelekëve të verdhë” kundër rritjes së taksave të karburantit dhe kostove të larta të jetesës.

Diskutimet me protestuesit paqesorë "duhet të vazhdojnë", tha Philipe.
"Asnjë tatim nuk duhet të kërcënojë unitetin tonë kombëtar. Ne duhet ta rindërtojmë atë unitet kombëtar përmed dialogut, përmes punës dhe duke ecur së bashku.”Ai tha se presidenti Emmanuel Macron, shumë shpejt do të paraqiste masat për ta nxitur këtë dialog”-deklaroi kreu i qeverisë franceze.
Ministri i Brendshëm Cristopher Castaner vlerësoi policinë, e cila kishte qënë e angazhuar dhe përmbajti shumicën e trazirave.

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061