U duk se gjithçka do të mbyllej qetë por protesta u tensionua pas zhvendosjes nga Kryeministria. Muzika dhe thirrjet Rama ik para Kryeministrisë i lanë vendin tensioneve, hedhjes pa kriter të shashkave, tymueseve dhe kapsollave para Kuvendit.
Raportohet se protestuesit gjuajtën me gurë drejt policisë. Një protestues ka mbetur i plagosur tek paralmaneti, duke vënë në këtë mënyrë pjesëmarrësit në alarm për gjendjen.
Plagët që ai ka marrë duket se janë në këmbën e majtë dhe ka hemorragji. Disa teori supozojnë se ai është plagosur nga mjetet dhe kapsollat e hedhura, ndërsa protestuesit pretendojnë se është plagosur nga policia.
Personi i plagosur ka pasur gjendje të fikëti, por më pas është përmendur.