Tre adoleshentë kanë grabitur me dhunë një bashkëmoshatarin e tyre duke i marr një sasi prej 1250 euro dhe disa lek. Nën kërcënimin e armëve të ftohta si dhe duke ushtruar dhunë, 17 vjeçari Ertis G, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Kastriot C. 17 vjeç dhe Sergjio Z. 17 vjeç kanë grabitur moashtarin e tyre R.Z banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Kolonja”, në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Tre autorët e ngjarjes së ndodhur dje janë arrestuar në flagrancë. Policia e Tiranës bëri me dije se “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me dhunë duke e goditur me grushte, si dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë si ajo e thikës dhe më pas i kanë marrë shtetasit R. Z., portofolin ku në brendësi të tij, kishte shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh”-sqaron policia. Sipas saj, të miturit kanë pranuar kryerjen e këtij veprimi ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.