Faqja “Top Beauty World”, që bazohet në SHBA, ka publikuar listën e 100 meshkuve më të pashëm në botë për vitin 2020 dhe në mes të shumë emrave të njohur, bien në sy tre aktorët e njohur turkë. Bëhet fjalë për Kivanç Tatlitug (vendi 33), Baris Arduç (vendi 68) dhe Can Yaman (vendi 89). Ndërkohë, vendin e dytë në listë e ka zënë këngëtari Korean Kim Taehyung. Ndërsa vendin e parë e ka zënë aktori kinez Xiao Zhan. Vendi i tretë shkoi për indianin Shahrukh Khan. Pjesë e listës janë edhe Chris Hemsworth, Johnny Depp, Leonardo Dicaprio, Tom Cruise dhe Harry Styles.