INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre arsye përse duhet të udhëtoni gjithmonë

Tre arsye përse duhet të udhëtoni gjithmonë

Publikuar më: 17:53 09-07-2018

Një autor i udhëtimeve mund t’ju thotë se keni nevojë për një pushim, por nëse jeni të punësuar ju keni shumë arsye përse nuk mundeni të pushoni kur të doni.

Puna, paratë, familja, fëmijët janë disa nga arsyet që ju pengojnë të pushoni ashtu siç ju doni.

Sidoqoftë, për të kuptuar më mirë se sa i rëndësishëm është pushimi, shkenca dhe shumë aventuruerë udhëtimesh kanë disa gjëra për t’ju treguar.

Fiziologjikisht, udhëtimi është dhuratë për trupin

Së pari, një studim i vitit 2002 ka zbuluar se proçesi i thjeshtë i të planifikuarit një udhëtim i ka bërë njerëzit më shumë të lumtur sesa rikthimi nga udhëtimi.

Pas kësaj, është shëndeti i zemrës. Disa hulumtues kanë treguar se njerëzit që udhëtojnë rregullisht kanë më pak mundësi të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në zemër.

Gjithashtu, udhëtimet e përmirësojnë shtypjen e lartë të gjakut dhe sistemin e imunitetit.

Keni ndjesi të veçantë

Rikthimi nga një udhëtim i gjatë ju bën të ndjeheni sikurse keni rënë në dashuri. Vendlindja që dikur dukej “normale” tani ka kuptim më të madh, ngjyra tjera dhe më shumë mundësi. Kjo ndodh për shkak se eksplorimi i vendeve të reja e rritë nivelin e dopaminës, njëjtë sikur kur e gjeni fatin e jetës.

Gjeneroni ide, projekte dhe qëllime të reja

Ndryshimet e trurit që i përjetoni gjatë udhëtimit bëjnë që të bëheni më të mirë në zgjidhjen e problemeve të përditshme në punë, e gjithashtu mund të jenë shkaktar i kreativitetit tuaj për vitet e ardhshme.

Në një studim të vitit 2009, thuhet se njerëzit që kanë studiuar jashtë vendit ishin 20 për qind më të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve.

Article Logic
Execution time: 0.0034778118133545