INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre dhomat më të bukura të hoteleve në botë , të përsosura për një pushim romantik [FOTO]

Tre dhomat më të bukura të hoteleve në botë , të përsosura për një pushim romantik [FOTO]

Publikuar më: 15:20 08-08-2018

Bëhuni gati për t’u inspiruar për muajin e mjaltit sepse dhomat më seksi të hoteleve anë e mbanë botës janë zbuluar!

Çmimet vjetore “Mr & Mrs Smith” për kategorinë e Dhomës më Seksi në Botë janë zbuluar, dhe ato dhoma janë spektakulare, luksoze, kanë privatësi të plotë, etj.

Parimisht, ato janë të përsosura për një pushim romantik.

Në maje të listës është renditur Soneva Javi e Maldiveve, ku çiftet mund ta shijojnë dashurinë e tyre në ujërat e kaltër të oqeanit.

Sidoqoftë, më poshtë gjejeni listën me pesë dhomat e hotelit më seksi në botë:

Soneva Javi, Maldive

Nuk është aspak befasi që Soneva Javi prinë në këtë listë; villat e këtij hoteli janë epitomi i luksit!

Çdo dhomë ka një pishinë private, qasje direkte në ujërat e oqeanit, dhe karakteristika si tavani i palosshëm përmes së cilit mund t’i shikoni yjet pa pasur nevojë të çoheni nga shtrati.

Nëse mund të arrini të dilni nga dhoma e mahnitshme, rezorti i ka edhe plazhet e veta private, një kinema të qetë, kopshte, dhe çdo gjë tjetër që mund të dëshironi për një pushim mahnitës.

Sidoqoftë, çmimet për një natë në këto dhoma janë tejet të shtrenjta, rreth 1,500 euro nata!

1-511.jpg

Ishulli Nihi Sumba, Indonezi

Me lokacion në maje të shkëmbinje, villat e rezortit Marangga ofrojnë pamje seriozisht spektakulare të brigjeve.

Vilat përfshijnë edhe një shtrat në ambient të hapur në të cilin mund të flini për t’i shfrytëzuar në maksimum bukuritë e atij peizazhi, pa përmendur faktin se të gjitha vilat kanë plazhe private.

E për një darkë që nuk do ta harroni asnjëherë në jetë, stafi mund të organizojë tavolina romantike në plazh dhe gjithçka tjetër.

Çmimet për një natë janë rreth 750 euro!

Pallati Margherita, Basilicata, Itali

Suita Nëntë është dhoma më e madhe në këtë ‘shtëpi’, e dizajnuar nga vetë Francis Ford Coppola – regjisori i filmave më të njohur në botën kinematografike ‘The Godfather’ – dhe ka një enterier të mahnitshëm, bashkë me një tarrasë që ofron pamje mbresëlënëse.

Çmimet në këtë pallat janë rreth 400 euro për një natë.

3-152.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539