Vetë tre djem arritën të shpëtojnë nga dy familjet Zykaj të ekzekutuara pasditen e djeshme nga kushëriri i tyre 24- vjeçari Ritvan Zykaj tashmë i arrestuar.
Tre djemtë që arritën të mbijetonin nuk ishin në shtëpi në momentin që vrasësi ka qëlluar ndaj familjarëve.
Mësohet se Besim Zykaj, djali i Demir Zykaj të dy të vrarë ka lënë pas një djalë 18 vjeç i cili punon si kuzhinier në zonën e Dhërmiut.
Albi Zykaj humbi nënën, babain, gjyshen, gjyshin, motrën 15- vjeç, vëllanë 8-vjeç, xhaxhain.
Ndërsa viktima tjetër Azem Zykaj la pas dy djemtë e tij Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç të cilët fatmirësisht nuk ishin në shtëpi në momentin e krimit makabër.