INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre ilaçe shtëpiake për trajtimin e pickimeve nga mushkonjat

Tre ilaçe shtëpiake për trajtimin e pickimeve nga mushkonjat

Publikuar më: 15:08 04-09-2018

Pickimet nga mushkonjat nuk janë aspak të dëshirueshme dhe shpeshherë sjellin ënjtje, acarim të lëkurës, etj.

Por, më poshtë i keni tre mënyra shtëpiake se si mund t’i trajtoni pickimet nga mushkonjat.

Trajtimi me mjaltë

Mjalti është substancë e ëmbël e cila përdoret shumë nga entuziastët e ilaçeve shtëpiake sepse ka shumë veti antibakteriale dhe anti pezmatuese.

Mjalti është përdorur me qindra vjet si trajtim për fyt të tharë, ënjtje e gërvishtje.

Mjafton të vendosni pak mjaltë në pikën ku ju ka pickuar mushkoja në mënyrë që ta zvogëloni inflamacionin.

Aloe vera

Përveçse mund t’ju shërbejë si dekorim i mirë, aloe vera ka edhe veti antipezmatuese t ë cilat ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe në qetësimin e infeksioneve.

Merrni një copë të kësaj bime dhe aplikojeni në zonën ku është irrituar lëkura juaj.

Soda e bukës

E gjendur thuajse në çdo kuzhinë të mundshme, soda e bukës ka shumë përdorime – nga gatimi i bukës e deri te pastrimi i njollave.

Ndryshe njohur si bikarbonati i sodiumit, soda e bukës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga pickimi i mushkonjës.

Përzijeni një lugë gjelle sodë buke me ujë për të krijuar një pastë dhe pastaj aplikojeni në zonën e prekur. Lëreni aty për 10 minuta para se ta pastroni.

Më shumë në këtë kategori: « Gërhitja e maces qetëson dhembjet
»
Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215