Diçka nuk shkon
Nëse ndjen se ka diçka që nuk shkon, atherë realisht ka diçka që nuk shkon. Të dish ta kuptosh këtë është një hap shumë i rëndësishëm. Duhet të dish që mund të marrësh frymë pa personin tjetër, duhet të themi mund të jesh ti vetë zot i jetës dhe i vetes. Lumturia jote nuk mund të jetë në dorë të askujt tjetër.
Bëj një listë të gjërave që të dëmtojnë
Bëj një listë të gjërave që ke bërë për personin tjetër dhe një listë të gjërave që nuk ke arritur të bësh. Bëj dhe një listë të gjërave që ke bërë për veten gjatë kësaj kohe. Duhet ta dish që kur je një njeri i varur emocionalisht fillon të lesh veten pasdore dhe ky është një veprim i gabuar.
Krijo një raport me veten
Të kesh një marrëdhënie me veten është thelbësore. Para se të krijojmë lidhje me dikë, duhet të kemi një lidhje të shëndetshme me veten. Kjo nënkupton të njohim dëshirat, ëndrrat si dhe të dimë çfarë meritojmë./cna.al