Besojeni ose jo, por lojtarët e Kombëtares angleze, janë duke u stërvitur tej normales.
Ekipi po kalon një fazë përgatitore mjaft speciale duke u stërvitur me marinsat mbretërore.
Nuk ishte dëgjuar më parë që futbollistët të bënin të tilla stërvitje ekstreme dhe tepër të lodhshme fizikisht.
Dihet që ndeshja me Skocinë nuk është thjesht një takim eleminator duke parë historinë e këtyre dy vendeve, do të jetë një derbi i vërtetë të cilin Anglia kërkon ta fitojë më çdo kusht.