INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre shkencëtarë britanikë fitojnë çmimin “Nobel” në fizikë

Tre shkencëtarë britanikë fitojnë çmimin “Nobel” në fizikë

Publikuar më: 12:14 04-10-2016

Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2016 u është dhënë tre shkencëtarëve britanikë, në lidhje me zbulimet rreth formave të çuditshme të materies.

David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, do të ndajnë bashkë çimimin prej 1 milionë eurosh. Tre britanikët fitues të çmimit i bashkohen listës me 200 fizikantë që kanë fituar këtë çmim me punën e tyre që nga viti 1901. Komiteti i “Nobel” tha se puna  e tyre ka hapur derën për një botë të panjohur.

Studimi i formave të pazakonte të materies është cilësuar si tejet i rëndësishëm nga fizikantët, pasi kuptimi në detaj i tyre do të ndihmojë në të ardhmen në krijimin dhe prodhimin e materialeve të panjohura deri më tani.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941