INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre socialistë kërkojnë rikthimin në detyrë të Ilir Kernit

Tre socialistë kërkojnë rikthimin në detyrë të Ilir Kernit

Publikuar më: 09:41 01-08-2016

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi për largimin nga post i Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, i Ilir Kernit. Pas këtij lajmi “bombë” të shumta kanë qenë reagimet në kryesisht në rrjete sociale. Ndër to duket dallojmë edhe reagimet e tre deputetëve të Partisë Socialiste, ish-botuesin Fatmir Toçi, gjuhëtaren Ledi Shamku Shkreli dhe ish-gazetarin Erion Braçe.

 

“Ilir Kerni jep dorëheqjen! Nuk mund ta besoj…Keqardhje për një artist të pashoq si Ilir Kerni që i riktheu besimin dhe spektatorin Teatrit të Operas dhe Baletit, por më shumë më vjen keq për TOB-in dhe adhuruesit e muzikës dhe artit të vërtetë”, shkruan deputeti Toçi.
Deputetët kanë kërkuar rikthimin e Kernit në detyrë, megjithëse nuk ai është shprehur se po largohet për arsye personale.
Deputeti Erion Braçe, njëkohësisht dhe kryetar Komisionit të Ekonomisë është shprehur me bindje se do të bëj çmos për të rritur buxhetin e TOB.
“Lexova mbi këtë rrëmujë në Opera. As që dua ta zgjas, nëse do të më dëgjohej fjala për këtë, do t’i lutesha kujtdo që të rikthente në detyrë Ilir Kernin. Si sot me shfaqje Operan, nuk e kam parë ndonjëherë. Për veten do të bëj çmos për buxhetin e ri të saj”, shprehet Braçe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021970272064209