INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre të arrestuar për lidhje me ISIS në Itali, dy prej tyre shqiptarë nga Maqedonia

Tre të arrestuar për lidhje me ISIS në Itali, dy prej tyre shqiptarë nga Maqedonia

Publikuar më: 11:49 12-03-2016

Policia speciale italiane ka organizuar një operacion anti-ISIS. Trupa të skuadrës antiterror kanë identifikuar dy persona të lidhur me Shtetin Islamik: shtetasin maqedonas Vullnet Maqellara, 41 vjeç, i cili ndodhet në burg dhe njihet edhe me emrin Carlito Brigande, dhe tunizianin Firas Barhoumi, 29 vjeç, i cili ndodhet në Irak.

Një person i tretë është arrestuar për evazion dhe posedim të dokumenteve false. 26-vjeçari Abdulla Kurtishi kishte kontakte të vazhdueshme me Maqellarën.

Hetimi vjen pas dyshimeve që i kanë lindur policisë italiane në nëntor 2015, kur Vullnet Maqellara është arrestuar për llogari të drejtësisë maqedonase.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur letra në arabisht dhe fotografi që çonin në dyshimet për lidhje me terrorizmin.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, ROS, skuadra e specializuar në luftën kundër terrorizmit, ka nisur përgjimet dhe verifikimet e dokumenteve. Nga përgjimet ka dalë se menjëherë pas arrestimit, Maqellara është vënë në kontakt me tunizianin Barhoumi, i cili në atë kohë luftonte në Irak, në radhët e ISIS-it.

Maqellara dhe Barhoumi ishin njohur në burg, ku kishin kryer së bashku dënimet respektive në fund të vitit 2014 - fillim të 2015-s.

Article Logic
Execution time: 0.004065990447998