INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre të miturat që ikën nga shtëpia, ja mesazhi që i dërguan babait

Tre të miturat që ikën nga shtëpia, ja mesazhi që i dërguan babait

Publikuar më: 10:46 28-08-2016

Tre të mitura nga Pogradeci, ikën nga shtëpia pa lënë gjurmë, duke njoftuar se do të flenë te shoqja, por fatmirësisht pas disa orë kërkimesh, vajzat janë gjetur në Elbasan dhe janë shoqëruar për në komisariatin e këtij qyteti. Dy vajzat, me iniciale B.Ç., 16 vjec dhe dhe L.Ç., 14, ishin larguar me fqinjën e tyre me inicialet A.B., 16 vjeçe

Bashkim Çollaku, babai i vajzave ka deklaruar në polici se ka marrë një mesazh në celular nga vajza e fqinjit të tij, pas largimit të tyre. Ai ishte i frikësuar dhe dyshonte për rrëmbimin e vajzave të tij.

“Xhaxhi Bashkim, ne u larguam nga banesa. Nëse na do, mos na kërko më. Ju nuk na kuptuat asnjëherë. Kemi vuajtur shumë, ndaj vendosëm të largoheshim. Të lutem mos na kërko më. Ok”.

Ajo që e ka shkruar mesazhin ka qenë shoqja e dy motrave, e cila i kishte prindërit në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768