Tre vetë u plagosën dhe një tjetër humbi jetën të enjten në Kaliforni, gjatë homazheve për vdekjen e reperit, Nipsey Hussle, të cilin e vranë në moshën 33-vjeçare muajin e kaluar.
Viktimat e moshës 30-50 vjeçare ishin tre meshkuj afroamerikanë dhe një grua e cila ishte gjithashtu afroamerikane, deklaroi policia e Los Angeles.
Efektivët thanë se të dyshuarit ishin në një automjet “Hyundai” gri, ndërkohë që mijëra fansa dhe të afërm të reperit shoqëronin arkivolin e tij.
Incidenti ndodhi rreth 15 minuta larg vendit ku Nipsey u vra në mars. Disa fansa kishin udhëtuar me qindra kilometra për të qenë në memorial.Policia bënte thirrje vazhdimisht për të ndalur incidentet dhe dhunën.
Deri më tani nuk ka asnjë indikacion se incidenti ishte i lidhur me memorialin e Nipsey Hussle, por shefi i LAPD tha se ndodhi “në mes të këtij memoriali”.