Tre tërmet të fuqishëm ku më i madhi është regjistruar me magnitude 4.5 të shkallës Rihter pranë qytetit të Patrës pak para mesditës dhe i shoqeruar me dy pasgoditje 3.6 dhe 3.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ka qenë në një thellësi të vogël prej 5 km në zonën detare, rreth 9 km nga qyteti i Patrës. Tërmeti që ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e qytetit është ndierë edhe në të gjitha zonat e Greqisë perëndimore, deri në ishujt e detit Jon. Sipas medieve vendase, tërmeti është shoqëruar edhe me zhurmë të madhe dhe shumë banorë kanë dalë në rrugë. Deri tani nuk ka informacione për dëme materiale dhe lëndime në njerëz.