I nxehti I kësaj vere duket se ka bërë që tre vajza në Romë të mos e përmbajnë veten dhe për të shmangur të nxehtin, u futën për t’u larë në shatërvanin 400 vjeçar “Fontana dell’Acqua Paola” të veshura me bikini.
Vajzat, të cilat mendohen të kenë qënë rreth të 20-tave”, kanë shkaktuar shumë debate në rrjetet sociale pasi fotot e tyre nisën të qarkullonin në internet.
Italianët u ndjenë të fyer për mungesën e respektit të turisteve ndaj monumentit të shekullit të 17.
Sipas tyre një akt i tillë duhet dënuar, dhe ndërsa menduan për kombësinë e tyre, dolën në përfundimin se vetëm anglezët apo gjermanët mund të silleshin në këtë mënyrë.
Nuk dihet se për sa kohë pushueset qëndruan në shatërvan dhe nëse u dënuan apo jo, për veprimet e tyre.