INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre vëllezer në kërkim, plagosën me armë 43 vjeçarin

Tre vëllezer në kërkim, plagosën me armë 43 vjeçarin

Publikuar më: 13:56 12-05-2018
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur Ermir Simoni, 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës.
Sipas policisë ata janë tre vëllezër banues në Shkodër dhe sherri ndodhi në një servis makinash.
 
Në njoftimin e shpërndarë, policia ka publikuar inicialet e tyre A. B , T. B dhe K. B përkatësisht 19 ,26 dhe 24 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër,ku thuhet se këta persona për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës, kanë plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin, E. S, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. 
 
Personi i plagosur ka qënë duke punuar në servisin e makinave që ka në  pronësi me të vëllanë, pranë hidrocentralit të Vau Dejësit. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje.
 
Article Logic
Execution time: 0.0030078887939453