Një grua 60-vjeçare është dhunuar nga tre vëllezërit e saj në qytetin e Lushnjës.
Dyshimet se motra e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore është bërë shkakë për këtë zënkë.
Edhe pse bashkëshorti i saj iu kishte kërkuar të mos ndërhynin në martesën e tyre dhe se ai nuk kishte asnjë dyshim tek ajo, ata nuk kanë ndaluar.
Tre vëllezërit, Astrit Koroveshi 42 vjeç, Pëllumbi 53 vjeç dhe Ilmiu, 49 vjeç e kanë rrahur 60-vjeçaren në mes të rrugës.
Viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tre autorët janë arrestuar nga policia nën akuzën "Dhunë në familje".