Kujdes i tepruar për trupin
Kujdesi i tepruar për trupin nuk i pëlqen shumë grave. Ato duan që burri të kujdeset për veten, por që të mos ta teprojë. Ato nuk duan një princeshë krah tyre, por as një burrë të mbuluar me qime, pra mundohuni të kuptoni një rrugë të mesme. Një burrë i kuruar është gjithnjë më tërheqës.
Mungesa e ironisë
Një grua e di mirë, një burrë që arrin ta bëjë për të qeshur është ai i duhuri. Një burrë që nuk qesh është realisht shumë i mërzitshëm. Ironia dhe mbi të gjitha autoironia janë armë të forta joshje, kështu që mund t’i përdorni se nuk do bëni keq.
Ëndrra të pamundura
Gratë i pëlqejnë burrat ambiciozë, por pëlqejnë më shumë burrat që janë me këmbë në tokë. Nëse një burrë dëshiron që të bëhet futbollist në moshën 50 vjeçare, nuk është më ambicioz, por delirant.