INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre vite vuajtje, ja pse Robert Ndrenika është kundër PPP-së

Tre vite vuajtje, ja pse Robert Ndrenika është kundër PPP-së

Publikuar më: 11:32 14-06-2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një takim me artistët për Teatrin Kombëtar.

Gjatë diskutimit të tyre fjalën e ka marr dhe aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili ka treguar se i frikësohet partneriteve publik-privat, pasi pas këtyre projekteve fshihen dhe hile.

Për këtë dyshim aktori i mirënjohur ka dhënë dhe një rast nga jeta e tij, ku për tre vite vuajti nëpër gjyqe.

"Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam qenë te zyra e kryetarit më ka paraqitur projektin, kam qenë optimist, por, kam vuajtur shumë nga çështja e partneritetit privat-publik, ka hile brenda, kam vuajtur shumë se e dhashë shtëpinë, dhe kam vuajtur 3 vjet gjyqeve, njërën hyrje, ma pushtuan hyrjen me bodigard.

Vajta të ministri i Brendshëm, shoku Petro Koci që s’ma vari fare, kupton, jam kundër partneritetit publik privat. Ndoshta projekti është i mirë, jam në mëdyshje për çështjen e skenës dhe e kam thënë, këtu ka dushe, e kështu ashtu, por skenën nuk e kemi parë, për këtë duhet të falsin regjisorët, arkitektët dhe aktorët.

Mirë bëre që përmende Pazarin e Ri i dashur kryetar, nuk ka ndonjë gjë të keqe të arsyetohet, si është ai Pazari i Ri që e kam parë, që e ruan atë strukturë, po nuk është më as era e keqe, por e ndjen që je te pazari i ri i dikurshëm, kjo Zamira mund ta na thotë që është edhe një Pazar i Korçës por është bërë i shkëlqyer, të ka lezet shpirti ta shohësh, atje s’kam qenë, por më pëlqen shumë.
Edhe ky kompleksi ynë, me dy godina, me të marangozëve dhe oborrit se është monument kulture, mund të riparohet dhe të dalë gjë e shkëlqyer jo me 30 milionë euro, të kanë gënjyer zoti Erjon, pavarësisht se the 4-5 fish, maksimumi vene 10 milionë euro ai që duhet të bëjmë."

Ndër të tjera aktori i njohur ka deklaruar së është dakord ndërtimit të një teatrit të ri, por që të ruhen dhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të këtij aktualit.

"Mirë më bëre që më përmende Pazarin e ri i dashur zoti kryetar, është edhe kjo Zamira këtu (Zamira Kita).

Siç është ai pazari i ri që kam vajtur e kam parë që e ruan atë, e ndjen që je te ai i dikurshmi por që është i rregulluar, është dhe ai Pazari i Korçës që është bërë lezet, të ka lezet shpirti se e kam parë në televizor se kështu nuk kam qenë.

Tani edhe ky kompleksi ynë, mund të riparohet e të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 mln euro, kam bindjen se të kanë gënjyer me ato 30 mln euro, maksimumi mund të vejë 10-15 mln euro ai teatër që duan të bëjnë, megjithatë ky kompleksi teatror,hiqeni këtë fjalën dopo lavoro, dreqi ta marrë.

Mendoj dhe e kam pjekur këtë mendim gjatë kësaj kohe se kam qenë në kundërshtim dhe me këta djemtë që thonë trashëgimia kulturore se ajo mund të ruhet si varrezat e dëshmorëve por gjithë ai kompleksi i teatrit është një gjë që mund të ruhet Tirana e do një teatër të mirë të ri, dhe e meriton Tirana.

Kështu që mendoj të bëhet ky lloj studimi i këtij kompleksi që është. Edhe një gjë kryetar, Aeroporti i Rinasit me hekura e xhamllëk është, mund të bëhet kështu edhe ky kompleks,"shprehet Ndrenika.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613