Në kohën kur Maqedonia duket se po hyn në krizë për formimin e qeverisë së re, sytë e banorëve të Maqedonisë janë kthyer nga Trearca, e cila mund të jetë vendimtare për krijimin e kabinetit të ri. Sipas përllogaritjeve, 714 votat në vendvotimin 2011 do të jenë vendimtare për qeverinë e ardhshme. Rivotimet që do të mbahen më 25 dhjetor. Por ndërkohë VMRO-DPMNE ka vendosur të mos marrë pjesë në rivotime. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në këtë qendër kanë votuar 404 veta, ku sipas rezultateve 91 i ka fituar VMRO-DPMNE, 86 vota LSDM, Lëvizja BESA ka marrë 65, PDSH 64 vote, BDI 58 dhe Aleanca për Shqiptarët 25 vota, informon INA. Diferenca në tërë njësinë 6, mes VMRO-DPMNE dhe LSDM është 307 vota. Rivotimet në Tearcë do të ndryshojnë rezultatin, ashtu që kjo ndikon edhe në numrin e deputetëve që do të dalin prej kësaj njësie ku sipas votimeve të 11 dhjetorit, VMRO-DPMNE ka fituar 4 deputetë, ndërsa LSDM 3 deputetë.