AKU ka evidentuar 2 subjekte që tregtonin mish të pakontrolluar nga Shërbimi Veterinar si para dhe pas therrjes. Kjo sai mishi ishte pa vulën dhe certifikatën veterinare. Inspektorët e AKU konstatuan:
20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt dhe të rrezikshëm, në subjektin me aktivitetet tregtim mishi ” Arta Zaka”” në Divjakë.
16kg mish qengji të pakontrolluar në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat.
Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative me gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.