INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tregjet në Tiranës janë bosh, por tregtarët shesin në rrugë. Zgjidhje e re nga Policia Bashkiake

Tregjet në Tiranës janë bosh, por tregtarët shesin në rrugë. Zgjidhje e re nga Policia Bashkiake

Publikuar më: 10:50 23-09-2018

 Tregtimi i mallrave të ndryshëm ushqimorë nga tregtarët ambulantë janë kthyer në një shqetësim serioz. Shitja nëpër trotuare jashtë çdo lloj kushti të higjienës rrezikon jetën e qytetarëve. 

Policia Bashkiake ka gjetur një zgjedhje të re. Tregjet e vendosura nga Bashkia kanë mbetur bosh kjo për shkak se tregtarët shesin nëpër trotuare apo rrëzë shkollave. Ndërkohë Policia Bashkiake po zbaton një strategji për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë vendosur që t’i ndihmojnë vetë tregtarët që t’i shpien produktet e tyre në tregun e Kombinatit, i cili ndodhet vetëm pak metra më tutje.
Kjo strategji po zbatohet prej disa ditësh në Tiranë, si një mënyrë për të mbrojtur konsumatorin nga produktet që shiten në rrugë.

Nisma për këtë qasje të re u bë publike pak ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi me administratorët paralajmëroi se ata që sheshin në rrugë dhe në afërsi të shkollave do të shoqëroheshin nga Policia Bashkiake për të shitur në tregun më të afërt.

o6.jpego5.jpego4.jpego3.jpego1.jpegpolici.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371