Ata janë impulsivë
Shumë persona janë impulsivë në çdo rast dhe në çdo fushë të jetës. Impulsiviteti është shumë i zakonshëm kur vjen fjala tek seksi, veçanarisht kur njerëzit kanë qenë duke pirë ose kanë përdorur substanca të tjera dhe nuk mund ti mendojnë pasojat e veprimeve të tyre.
Në disa raste impulsiviteti është simptomë e problemeve të tjera më të mëdha, përshembull ndonjë formë e sëmundjeve mendore.
Tradhëtojnë për të përfunduar një lidhje
Disa persona e kanë të vështirë që të përfundojnë një lidhje, kështu që përdorin tradhëtinë si mënyrë për t’u ndarë. Disa prej tyre as nuk arrijnë ta kuptojnë se duan ta përfundojnë një lidhje derisa e gjejnë vetën duke tradhëtuar.
Më tradhëtoi, do ta tradhëtoj
Disa njerëz ndjejnë se e vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur “denjësisht” tradhëtisë së partnerit është tradhëtia. Kështu do të jenë barazim