Shumë e njohur edhe e dashur për publikun shqiptar, balerina e famshme shqiptare, Hueyda El Saied u kthye në vendlindjen e saj si dhe këto kohë ka qenë mjaft aktive në shumë prej emisioneve televizive, dhe përpara disa ditëve në mediat rozë u diskutua shumë edhe ndarja e saj nga partneri. Por edhe për lidhjen e re që balerina pranoi. Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instgaram, ku shihet pranë të birit në avion, teksa na lajmëron se tani ata po kthehen në Luksemburg . Krahas fotos Hueyda shkruan fjalë mirënjohje për të gjithë publikun që e ka mbështetur si dhe ka sqaruar përse vendosi që t’i ndante gjithë historitë e saj personale me publikun shqiptar. Postimin e Hueyda-s në Instagram mund ta shihni më poshtë./intv.al/