Lojërat Olimpike po afrojnë, e ardhjen e tyre po e presin edhe tregtarët e drogës. Sipas mediave lokale braziliane, policia ka sekuestruar 93 qese të vogla të paketuara me kokainë, të cilat mbanin logon e Rio 2016, me 5 unaza. E mira është se shkruhej: “Mbajeni larg nga fëmijët”, një ide e zgjuar kjo nga shpërndarësit e drogës. Polica gjithashtu ka njoftuar se ka sekuestruar edhe 23 çanta me kokainë dhe municione të kalibrit 40.
Sekuestrimi ka ndodhur rreth 15 minuta larg stadiumit “Marakana”, stadium ku do të mbahet ceremonia hapëse javën e ardhshme. Ështe e qartë se vendasit janë të shqetësuar për fillimin e lojërave olimpike.