E keni menduar ndonjëherë se shumë shpejt mund të na duhet që për të blerë një pako çamçakëz apo gjëra të vogla të përditshme të vrapojmë drejt supermarketeve? Po, po. Mos t`ju duket e çuditshme në gjendjen ku ndodhen tregtarët e vegjël me taksa që ju shtohen çdo ditë.
Ata vetë kanë nisur një fushatë sensibilizuese në dyqanet ku shesin. Kërkojnë ndihmën e të gjithëve ne për të mbijetuar si biznese familjare.