INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tregtari shqiptar ekzekutohet me armë në mes të Athinës  [FOTO]

Tregtari shqiptar ekzekutohet me armë në mes të Athinës [FOTO]

Publikuar më: 13:12 02-04-2017

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e djeshme në lagjen Menidhi të Athinës, Greqi.

Sipas policisë greke, shqiptari u qëllua me armë në gjoks brenda makinës së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 dhe kanë qenë dëshmitarët që lajmëruan policisë.

Sipas një dëshmitari okular i cili ka dyqanin e tij pranë vendit ku ndodhi ngjarja, thotë se atij dhe klientëve u tërhoqi vëmendjen një zhurmë e madhe.

Sapo shkuan në cep të rrugës, ata panë shqiptarin 35-vjeçar të gjakosur brenda makinës. Sipas dëshmisë së tij, shqiptari u qëllua nga ana e shoferit 3-4 herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e shqiptarit të vrarë, ndërsa shkruajnë se ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Sipas shtypit grek, shqiptari ishte tregtar makinash dhe shkaqet nuk janë ende të njohura. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet. 

menidi21491133372.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771