INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tregtia botërore e armëve, SHBA në vend të parë

Tregtia botërore e armëve, SHBA në vend të parë

Publikuar më: 15:03 22-02-2016

SHBA-të rezultojnë të jenë eksportuesi më i madh i armëve në botë, duke lënë pas Rusinë, ndërkohë që blerësit kryesorë janë vendet aziatike dhe ato të Lindjes së Mesme.

Të dhënat bëhen me dije nga Instituti i Kërkimeve për Paqen me bazë në Stokholm, SIPRI.

Rezultati i kërkimeve të ekspertëve të SIPRIT-t, që për arsye objektive i grupojnë transfertat botërore të armëve në periudha 5-vjeçare, tregojnë se gjatë këtyre 5 viteve të fundit në mbarë botën janë eksportuar 14 për qind më shumë armë se në 5 vitet përpara tyre.

Sipas institutit të Stokholmit, në zonën mes Gjirit Persik dhe Bosforit importet e armatimeve të rënda rezultojnë të jenë rritur me 61%. India është e para në listën e importuesve, Arabia Saudite e dyta, ndërsa Turqia vjen e gjashta. Më pak armë shiten në Afrikë, kjo për shkak të varfërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365