INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tregu online i drogës. Mbyllet nga qeveria amerikane, arriti mbi 200.000 klientë [VIDEO]

Publikuar më: 14:52 21-07-2017

Qeveria amerikane ka mbyllur faqen e internetit që shiste drogë për qindra mijëra konsumatorë. Tregu i madh i drogës lulëzoi në rrjetin e paligjshëm të ngritur në internet, i konsideruar ndryshe si dark Web. Lajmi për mbylljen e faqes u bë i ditur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Tregu AlphaBay kishte lejuar qindra mijëra njerëz për të blerë “drogë në mënyrë të paligjshme”, tha avokati i përgjithshëm Jeff Sessions. Faqja e AlphaBay u zhduk nga interneti në mënyrë misterioze në fillim më parë këtë muaj. Ajo konsiderohej gjerësisht si tregu më i madh i drogës, në internet dhe llogaritet se kryente  transaksione të përditshme në vlerën e qindra mijëra dollarëve. Pasi u ndërtua si faqe, më shumë se 40,000 shitës furnizonin me drogë  më shumë se 200,000 klientë, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit. Tregtarët ishin në gjendje të blinin droga si fentanil dhe heroinë duke përdorur një teknologji të quajtur Tor, e cila lejon njerëzit të veprojnë në mënyrë anonime duke shmangur mbikëqyrjen. Rrjeti u përdor gjithashtu për të tregtuar armë dhe viruse , thanë zyrtarë të drejtësisë amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492